Aktualitet

Ksamili “magnet” për të huajt, rritet numri i turistëve të rinj!

Ksamili është padyshim një nga destinacionet verore më të vizituara në Shqipëri.

Camil nga Belgjika po kalon për herë të parë pushimet në Ksamil dhe është dashuruar me qytezën duke planifikuar që të rikthehet vitin tjetër.

“Quhem Camil dhe jam nga Belgjika, po qëndrojmë prej 5 ditësh ne Ksamil, deti është i mrekullueshëm, me pëlqejnë klabet ne plazh, ushqimi është i mire. Unë do tu them shokëve të mi që është bukur këtu, dhe besoj që do të vij sërish. Çmimet janë normale shumë të mira, nuk janë shume për gjithë ketë që ofrohet, sa i përket natyrës është shume bukur, këtu duket Greqia me sy të lirë, vetëm 3 km larg,” tha turistja.

Për vetë operatorët atje Ksamili me resurset e tij turistike është kthyer në destinacionin e preferuar të të rinjëve, ndërsa muajin qershor e konsiderojnë të njëjtë me të viteve të shkuara.

 “Mendoj se po, Ksamili është një nga destinacionet me te preferuara te turisteve, Ksamilin e ka bekuar Zoti, por edhe falë punës dhe investimeve te biznesmenëve ksamiliot. Këtë vit ka qene normalisht sipas pritshmërive që ne mendonim, ka pasur me shumë turistë të huaj dhe më ka bërë përshtypje ketë vit se ka pasur turiste edhe nga Turqia”, tha Albert Sula operator turistik.

Për Sulën, muajt korrik dhe gusht do të kenë fluks turistësh, por edhe fillim vjeshta sipas tij ka pritshmëri të larta. Ndërsa thotë se subjektet turistike nuk duhet të abuzojnë me çmimet.

Ksamili po kthehet gjithnjë e më tepër në destinacionin e verës për të rinjtë.