Tirana është rikthyer në kryeqytet pas një faze përgatitore të shkurtër në Pogradec që erdhi menjëherë pas ndeshjes së luajtur në raundin e parë eliminator të Conference League.
Nën drejtimin e trajnerit Bledi Shkëmbi, bardheblutë janë në këtë sezon në një version krejt tjetër nga vitet e fundit, duke kujtuar disi fillesat e kësaj skuadre ku i gjithë ekipi ishte si derivate i ekipeve të moshave. Thuajse një muaj e gjysmë me këta djem, sot Bledi Shkëmbi është më familjarë me ambientin dhe lojtarët.
“Po njihemi me lojtar dhe po njihen ata me njeri tjetrin, kam besim jam optimist”, thotë ai.
Në këtë edicion rreth gjysma e ekipit është I bazuar tek akademia, më e madhja në vend me rreth 500 fëmijë. Dhe veç cilësisë, ajo që bie në sy është mosha mesatare e kësaj Tirane që është rreth 25 vjeç.
Shkëmbi shton: “Ju nga jashtë nuk i njihni ose pak i njihni zgjedhje klubit mendoj që duke parë stërvitjet, nuk kemi emra te mëdhenj, por janë lojtarë që do të bëjnë maksimumin”.
Megjithatë ajo që rëndon më tepër tek çdo trajner që merr përsipër të drejtojë këtë klub është historia, trofetë dhe tifozerinë e shumtë që ka ky ekip, si një ndër pjesët më të bukura të sajë, por që ka edhe problemin ndoshta më të madh, kërkon gjithmonë ë shpërblehet me fitore.
“Që kur vendosa të firmos e di se ku kam ardhur çfarë me pret e çfarë më kërkohet”, përfundoi trajneri bardheblu.