Liz Truss është kryeministria më jetëshkurtër në historinë e këtij posti në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo është fotografuar ditën e sotme duke dalë nga zyra e e kryeministrisë në Downing Street.
Kjo tregon se tashmë Truss është larguar zyrtarisht nga posti i saj dhe i ka lënë vendin kandidatit të vetëm 42-vjeçarit Rishi Sunak.
Ish-kryeministrja u pa duke mbajtur një palë syze dielli, ndërsa po largohej nga Downing Street këtë pasdite, vetëm pak minuta pasi u konfirmua se Sunak do të jetë pasardhësi i saj.