Kryeministri Edi Rama sot bëri të ditur se shumë shpejt do të nis projekti për ripërtëritjen e zonës së Ujërave Termike të Bënjës. Ndërsa publikoi pamje të projektit të ri, shefi i qeverisë theksoi se pavarësisht dëmtimeve, vizitorët dhe turistët janë shtuar vit pas viti.
Projekti i ri i ripërtëritjes së një destinacioni krejt special të krijuar nga natyra e të dëmtuar nga dora e robit, Ujërat Termale të Bënjës, ku pavarësisht dëmtimeve, vizitorët dhe turistët janë shtuar vit pas viti, e ku ky projekt që nis së shpejti do të krijojë kushtet për ta shijuar deri në fund atë bukuri të rrallë.
Ujërat Termike të Bënjës në Përmet konsiderohen si më të mirat në Europë. Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo siç quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor, në ish-komunën Petran, vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Langaricës.
E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë. Temperatura e ujërave varion, 26 ¬ 32°C. Një vit më parë, e përditshmja britanike “The Guardian”, i renditi ato mes nëntë ujërave termale më tërheqëse natyrore në Europë, në një artikull të shkruar enkas duke iu bërë jehonë të veçantë.