Aktualitet

Kryeministri Rama: Saranda, energji e ritëm për një sezon veror hit!

Këtë sezon turistik, Saranda pret edhe më shumë turistë se vitin e kaluar, ndërsa vizitorët kanë mbushur tashmë qytetin bregdetar jugor e zonat përreth për të shijuar plazhin dhe atraksionet që ofrohen. Sot në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama përcolli një këngë të krijuar për Sarandën ndërsa në videon që shoqëron këngët shfaqen pamje mahnitëse të qytetit, plazhit e trashëgimisë kulturore e historike që mbart zona.

Nga Saranda me energji e ritëm për një sezon veror hit, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

 

Në vitet e fundit, Saranda është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për turistët e huaj. Edhe këtë vit, pritshmëritë janë shumë të mira, ndërsa parashikohet numër i lartë turistësh. Po ashtu, shumë kroçera kanë kryer prenotimet.

Qyteti i Sarandës njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Përveç diellit e plazhit, Saranda veçohet dhe për historinë e kulturën e saj. E magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.