Aktualitet

Kryeministri Rama për New York Times: Po planifikojmë një shtet të ri mysliman brenda Tiranës!

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për New York Times, ka rrëfyer se Shqipëria po planifikon një shtet të ri mysliman brenda Tiranës.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se dëshiron t’u japë anëtarëve të Bektashinjve enklavën e tyre të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare.

Kryeministri Rama tha se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi.

Në intervistën për NYT, Edi Rama tregoi se qëllimi i shtetit të ri ishte të promovonte një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria. “Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë,” tha ai.

“Një mikroshtet i moderuar islamik”, tha kryeministri, “do të dërgonte një mesazh: ‘Mos lejoni që stigma për muslimanët të përcaktojë se cilët janë muslimanët’.”

Territori i shtetit të ri islamik të propozuar është një kompleks në një lagje banimi me qira në Tiranën lindore. Është sa vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit, aktualisht vendi më i vogël në botë, i qeverisur nga Papa, një monark absolut.

“Deri më tani, z. Rama, një katolik jo praktikant, tha se vetëm disa nga ndihmësit e tij më të afërt e dinë për planin dhe aleatët e NATO-s, si Shtetet e Bashkuara, nuk janë konsultuar”, shkruan media prestigjoze amerikane.

Një vend që ka shumë pak gjasa ta njohë atë është Irani, i cili ka shumë ndjekës kryesisht të fshehtë të islamit sufi, duke përfshirë disa bektashinë, por e sheh veten si rojtar i Islamit shiit kundër leximeve heterodokse të besimit.

“Iranianët janë sinqerisht mendimi im i fundit”, tha Rama, duke vënë në dukje se Shqipëria i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin në vitin 2022, pas sulmit kibernetik ndaj qeverisë shqiptare dhe rrjeteve bankare.

Kompleksi i Tiranës, i cili fillimisht mbulonte rreth 90 hektarë, është tkurrur me dy të tretat që kur ish-diktatori komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, nxori jashtë ligjit çdo fe në vitin 1967 dhe qeveria e tij filloi të ndërtonte magazina në territorin bektashi në kryeqytet. Pas rënies së komunizmit në 1991, bektashinjtë humbën akoma më shumë tokë kur zhvilluesit privatë ndërtuan shtëpi pa leje.