Aktualitet

Kryeministri Rama krah Presidentit Biden dhe Stoltenberg/ Fotoja familjare e Këshillit të Atlantikut të Veriut!

Kryeministri Edi Rama ka pozuar krah Presidentit amerikan, Joe Biden dhe ish sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Foton familjare e Këshillit të Atlantikut të Veriut.

Kreu i qeverisë ndodhet në Washington, ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s.

Rama u takua këtë të mërkurë me bashkëkryetarët e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan.

Demokratja Jean Shaheen dhe republikani Thom Tillis shprehën përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit

Në takim ishin edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Fillip Ivanovic.

Ata vlerësuan kontributet e vendeve të rajonit në NATO, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën si dhe rolin e tyre ndaj stabilitetit rajonal.