Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është kërcënuar duke marrë zarf me një plumb, ka thënë qeveria të mërkurën, e cila shprehet se “çështja tani i është referuar forcës policore të Sllovakisë”.
Kërcënimi vjen pas tentativës për vrasjen e Ficos në maj që tronditi Evropën dhe ekspozoi shoqërinë thellësisht të polarizuar të Sllovakisë.
Personi që qëlloi Ficon u identifikua si 71-vjeçari Juraj Cintula, i cili pati thënë se nuk ishte dakord me politikën e qeverisë aktuale.
Cintula aktualisht është në paraburgim, përballë akuzave për terrorizëm dhe mund të dënohet nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm.
Fico iu nënshtrua disa operacioneve pasi mori plagë të rrezikshme për jetën nga të shtënat. Ai fajësoi për sulmin opozitën në paraqitjen e parë pasi u qëllua.
Fico po merrte merrte pjesë në takimin e qeverisë, kur janë dëgjuar të shtënat, që sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes kanë qenë të shumta. Truprojat e tij kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e atentatorit.
Robert Fico u rikthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve të shtatorit të kaluar, në krye të koalicionit populisto-nacionalist.
Kritikët thonë se qeveria e Ficos ka marrë “shembull” nga Hungaria, duke synuar kontrollin e mediave, institucioneve të vendit që luftojnë korrupsionin dhe komunitetin LGBTQ+, si dhe duke i bërë jehonë dëshirave të Rusisë për luftën në Ukrainë.