Monika Kryemadhi e cila është marrë nën hetim nga SPAK, bashkë me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, i është përgjigjur deklaratave të Lefter Kokës në GJKKO i cili kërkoi nga prokurorët të kontrollonin telefonin e deputetes së PL, pasi aty do të gjenin “peshkun e madh”.
Teksa i drejtohej Kuvendit në seancë plenare, Kryemadhi u përgjigj se “peshku i madh” në telefonin e saj është kryeministri Edi Rama.
Në vijim të reagimit, Kryemadhi tha se duhet marrë seriozisht me atë se kush ia ka paguar kurimin djalit të Ramës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa hodhi akuza ndaj ish-ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.
“Romana Vlahutin ka marrë buxhet nga Edi Rama për të blerë deputetë të opozitës. Peshku i madh në telefonin tim është Edi Rama”, tha Kryemadhi.