Politikë

Kryedemokrati Basha në Parlamentin italian: PD angazhim maksimal për t’u siguruar shqiptarëve standardet europiane

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Itali është takuar me kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në parlamentin italian, Piero Fassino.

Basha shprehet se Italia ka qenë dhe vazhdon të mbetet mbështetësja kryesore e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe shpreh angazhimin maksimal të PD për t’iu siguruar shqiptarëve standardet europiane.

“Në Parlamentin Italian u takova me kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në parlamentin italian, Piero Fassino. Italia ka qenë dhe vazhdon të mbetet mbështetësja kryesore e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Diskutuam për procesin e integrimit europian, proces i cili ka mbështetjen e plotë të PD. Pa integrimin në BE, nuk do mund të sigurojmë standardet europiane të jetesës. E njoha zotin Fassino me prioritet e PD, që nga lufta kundër korrupsionin që po gërryen ekonominë dhe mirëqenien tonë, si dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të cilën është ngritur me kerkesen e PD komisioni për reformën Zgjedhore. Po ashtu për një shërbim sa më të mirë për qytetarët, ne kemi mundësuar ngritjen e një komisioni për reformën territoriale dhe një ndarje të re administrative.

Diskutuam edhe për zhvillimet në rajon. Situata në Bosnjë Hercegovinë kërkon një reagim të shpejtë, të vendosur dhe të kordinuar të vendeve anëtare të BE, për ti mbyllur të gjitha çështjet e mbetura pezull në rajon, siç është dhe marrëveshja me njohje reciproke mes Kosoves dhe Serbisë. Është në interesin më të mirë të çdo vendi të rajonit, të lërë pas të shkuarën dhe të bashkëpunojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, shkruan Basha.

Në Parlamentin Italin u takova me kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në parlamentin italian, Piero…

Posted by Lulzim Basha on Tuesday, February 22, 2022