Politikë

Kryedemokrati Basha takim përmbyllës në Durrës: Të dielën vjen ndryshimi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Durrës me socialistët që i janë bashkuar PD-së.

E hoqa xhaketën se keni krijuar një klimë miqësore. Vëllezër dhe motra socialistë jam mirënjohës investuat tek ndryshimi. Jam i nderuar dhe i privilegjuar me këtë pritje që po zhvilloni. Shumica dërrmuese e socialistëve, njësoj ai shqiptarët e tjerë, kanë parë se si Rama është bërë bashkë me oligarkët për të zhvatur pasuritë e vendit. Mijëra familje kaluan dimrin e sytë në çadër për shkak të babëzisë së një grushti pushtetarësh. Po gënjejnë 110 mijë familje shqiptare dhe pas zgjedhjeve kanë vendosur t’ua prishin shtëpitë. Skeptikëve u them, shikojeni këtë sallë, janë vëllezërit e motrat tona. Babëzia e Edi Ramës nuk i ka dalluar as të djathtët as të majtë -tha Basha.

Më herët Kryetari i Partisë Demokratike ishte në takimin përmbyllës në Fier. Gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha u tha qytetarëve se gjatë rrugës për në Fier mendonte se te rinia do të dallonte gëzimin për fitoren.

Por, sipas kryedemokratit, në sytë e fierakëve pa edhe “lot vuajtjeje për 8 vitet e kaluara.” Ai u bëri thirrje të vetpërmbahen, pasi siç tha, të dielën vjen ndryshimi.

Fitore e pandalshme. Tek vija këtu, shihja tek rinia e mrekullueshme e Fierit gëzimin për fitoren…Pashë edhe lot. Nuk e di a janë lot gëzimi. Apo janë lotët e vuajtjeve për 8 vitet e kaluara. Fshijini lotët se të dielën po vjen ndryshimi.

Duke folur për rivalin e tij, kryeministrin Edi Rama, Basha tha se ai rrënoi pensionistët, e shkatërroi fierakët e për këtë arsye nuk mund të trokasë më në dyert e këtij qyteti.

Ai i rrënoi pensionistët, shkatërroi fierakët, largoi të rinjtë…Të dielën do ta merrni atë që ju takon me votën tuaj për numrin 9 për ndryshim. Për të ngritur në piedestal vlerat e familjes, të punës, që kanë komunitet e Fierit, në një harmoni. Do të kthejmë buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve tanë. Për t’i dhënë fund njeriut që për 8 vite nuk bëri asgjë, dhe sot ka guximin të trokasë përsëri në portat e Fierit. Fieri ia mbyllur portat së keqes dhe ai ka hapur zemrën ndryshimit.