Faza çerekfinale e Kupës së Botës, Katar 2022 nisi me një sfidë spektakolare, me shumë emocion dhe në fund foli kroatisht.
Ashtu si në ndeshjen me eliminim direkt, kroatët kërkuan ndihmën e penalltive.
Pjesa e parë u dominua në pjesën më të madhe nga kroatët, të cilët përtej rasteve nuk ia dolën të gjenin rrugën drejt rrjetës.
Ndërkohë që fraksioni i dytë foli më shumë me brazilianët, që rrezikuan në raste të shumta portën e Livakovic, me portierin kroat që ia doli të ruante balancën.
Me kohën e rregullt që u mbyll me barazim pa gola, Brazili vijoi të sulmonte pa ndalur portën e Kroacisë dhe Neymar mundi që të shënonte dhe t’i dhuronte avantazhin ekipit të tij në minutën e 106’.
Megjithatë kroatët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 117’ gjetën golin e barazimit me Petkovic, i cili e çoi sfidën te penalltitë, ku u vulos që kroacia është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Botës, Katar 2022.