Politikë

Rusi-Ukrainë, Basha: Qeveria të ulë TVSH-në për çmimet e shportës, të heqë taksën e karburantit

Kriza Rusi-Ukrainë mund të sjellë një efekt zinxhir në ekonomitë botërore dhe nga kjo preket edhe vendi ynë me rritjen e çmimeve. Dhe në këtë situatë, kreu demokrat Lulzim Basha i propozon qeverisë që të marrë masa për të kompensuar dhe lehtësuar financiarisht shqiptarët.

Sipas tij qeveria duhet të ulë TVSH-në për çmimet e shportës dhe heqjen e taksës së karburantit.

Duhet që menjëherë qeveria të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore

Në një situatë të rritjes së pritshme të çmimeve si pasojë e agresionit rus ndaj Ukrainës, vështirësitë ku ndodhen familjet shqiptare do të thellohen edhe më shumë.Prandaj duhet që menjëherë qeveria të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore, si dhe të përcaktojë mënyrat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.Për të kompensuar dhe lehtësuar familjet shqiptare në këto kushte, qeveria duhet të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike:1️⃣ Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 %;2️⃣ Heqjen e menjëhershme të taksës rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër.

Posted by Lulzim Basha on Tuesday, March 1, 2022

“Qeveria të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore, si dhe të përcaktojë mënyrat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Për të kompensuar dhe lehtësuar familjet shqiptare në këto kushte, qeveria duhet të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike:

1. Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe

2. Heqjen e menjëhershme të taksës Rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër”, propozon Basha.