Film & Tv

Kritikë/ “The Substance” – Gjenial e i shpifur!

A e dini se mund të prishni gjithë mood-in e ditës me një lëvizje gishti? Një nga dhimbjet më të panevojshme që i ushtrojmë vetes është ai scroll-i për tek vitet e kaluara. E teksa shohim me nostalgji foto nga e shkuara, me mend themi:

Sa i/e bukur kam qenë” (packa se në të shumtën e rasteve, asokohe kishim nostalgji për një periudhë akoma më të lashtë e as atëherë nuk ndiheshim të bukur)!

Nuk besoj se ekziston dikush atje jashtë që nukdo të donte të ndryshonte të paktën një gjë tek vetja. Uria për perfeksionin surreal është një koncept i përditshmërisë tonë, “vuajtje” prej së cilës industria e filmit medoemos do përfitojë( tani që u mbyllën klinikat e botoxit të paligjshëm, diku duhet nxjerrë humbja).

E nuk ka film që e shtyn shikuesin drejt “korrigjimit” të imperfeksioneve më shumë se “The Substance”! Nëse Demi Moore (që duket ashtu siç duket në moshën 61 vjecare) ndihet e shëmtuar, mendoj se nuk ka shpresë për ne ‘vdekatarët’ e thjeshtë! The Substance, me regji të Coralie Fargeat (e njohur për thrillerin e 2017-tës, Revenge) është një horror satirik që mbulon në mënyrë të hiperbolizuar mallkimin më të madh në jetë…plakjen(dramatike e di). Për ju që nuk ju janë zaptuar rrjetet sociale me fragmente të filmit, The Substance ka këtë rrjedhë ngjarjesh…

Demi Moore është një yll Hollywood-i, shkëlqimi i së cilës është venitur me vitet (s’besoj se duhet të shpjegohem këtu). Për shkak se nuk shënon dot role ku luan protagonisten, ajo është kthyer në yllin e një emisioni aerobie prej së cilit gjithashtu duan ta “përcjellin”. Aksidentalisht, ajo dëgjon shefin e saj maskilist e misogjinist i cili kërkon ta zëvendësojë me një vajzë më të re, më të bukur, më seksi. Që këtu fillon tëposhtipër aktoren “narciste” e cila gjithë jetën ja kish dedikuar karrierës dhe pamjes së jashtme, pa krijuar marrëdhënie njerëzore.

Pas një aksidenti me makinë, një ndihmës doktor i ri(patjetër shumë tërheqës, element që do na bëjë sens më vonë gjatë filmit) i sygjeron “Substancën”, një lëng që pihet vetëm një herë. Prej atij që e konsumonkrijohet një version i marketizuar si më i mirë (në fakt kuptojmë se kemi të bëjmë me një pseudo klonim prej së cilit del një ‘njeri’ më i ri dhe më seksi). Për 7 ditë ky version mund të jetojë jetën tonë e të shijojë “lundrimin” e thjeshtë nëpër Tokë së bashku me lehtësitë që vijnë për njerëzit tërheqës , por duke u ushqyer nga qeliza bazë(vetë ne), në këtë rast Demi Moore.

Pas 7 ditësh, kloni(Margaret Qualley) dhe origjinalja(Demi Moore) duhet të bëjnë një ndërrim. Filmi kthehet në një paralelizëm “shabllon” e të hidhur të dy realiteteve. Për 7 ditë Margaret Qualley ndjek ëndrrën për tu shndërruar në një yll Hollywood-i (me dyert që i hapenkudo), e për 7 ditët e tjera, Demi Moore ,e kapluar nga trishtimi se vitet më të bukura kanë kaluar, do të gjejë ngushëllim tek një libër me receta rostosh.

Përzgjedhja e duhur nuk ishte Margaret Qualley, mos më keqkuptoni, fytyra e saj e ëmbël dhe e pafajshme e bën të vështirë ta shohim si një aktore seksi. Margaret Qualley sipas optikës time do ishte zëvendësuesja ideale e Keira Knightley,në cdo film të periudhës së romantizmit. Por cdo bindje e imja u hodh poshtë në “The Substance”. Margaret na bindi se mund ti implementosh njerëzve në kokë, me shkronja të shndritshmë neon, fjalën seks…pa bërë seks. Përzgjedhja e duhur ishte Demi Moore si 61 vjecarja më seksi që ekziston, pasiguria e së cilës e izolon në shtëpi, të terrorizuar për të hapur derën.

Duket si një film që do tërheqë një audiencë gocash e grash, I marketizuar plot xixa, ama më besoni, ky është vetëm karremi që na josh drejt një horrorigrafik e grotesk. Nëse keni frikë gjilpërat, atëherë mos e shikoni kurrë “The Substance”. Rrallë më ndodh të tejkaloj sekuenca filmi, ama nëse nuk keni stomak të fortë, skena e parë që do t’ju provokojë është ajo e qepjes së shtyllës kurrizore.

SPOILER ALERT: Margaret Qualley del nga shpina e Demi Moore. Përvec se duhet të qepë trupin “në koma” të Demi-t, Margaret duhet të marrë cdo ditë lëng prej palcës kurrizore të qelizës nënë(Demi-t) për të qëndruargjallë. Metaforat janë me tepri në “The Substance” e cdo gjë është maksimaliste dhe e hiperbolizuar deri në ekzagjerim. Protagonistet janë si veza dhe pula, nuk ka një pa tjetrën, por në këtë rast ushqehen me “bukuri” e jo me grurë.

Të pamundur ta ndajmëa është kjo marrëdhënie simbiotike apo parazitare mes dy protagonisteve, balancës që krijojnë në fillim shpejt i vjen fundi. Versioni i ri (Margaret Qualley), e joshur nga fama fillon të bëhet më e uritur për pushtet dhe vendos ta mbajë Demi Moore “në koma”, mbyllur në një dhomëtë errët për muaj me rradhë, teksa ushqehet me lëngun e palcës kurrizore të kësaj të fundit (e di u bëra eksplicite, do ndaloj).

Me një mbyllje teatrale, “The Substance” është grotesk e i sikletshëm. Gjenial e i shpifur. Nuk mund të mos e përmend talentin e drejtorit të fotografisë dhe regjisores. Po të ndalosh cdo sekuencë të filmit, qofshin këto skena në lëvizje, ke fituar një foto profesionale. Është thuajse e pamundur që cdo shot individual të jetë i bukur mjaftueshëm për të qenë një poster. E më pas mendova për një copë herë:

“Kush ka shot-e të bukura në cdo frame, të realizuara në detaj, perfekte mjaftueshëm për të qenë një poster? “ Reklamat!”

I gjithë filmi ishte një reklamë e ekzagjeruar e cila e vinte “body positivity” dhe pranimin e vetes në vendin e fundit (për të mos thënë e fshinte tërësisht si nocion). Nëse qëllimi human I filmit ka qenë të pranuarit e vetes dhe plakjes si fenomen natyral e i pashmangshëm, atëherë ky qëllim vdiq diku rrugës, e nuk ndaloi me aq. “Qëllimi” shkoi aq larg sa u shndërrua në një “shpirt antagonist” që del përtej ekranit e përndjek cdo shikues që ka sadopak pasiguri( pra të gjithë ne). E si një zë I ligë përshpëritës, The Substance del nga ekrani me një axhendë sekrete që na shtyn në greminën e rrethit vicioz të të menduarit : “Unë s’jam mjaftueshëm i/e bukur”. Nëse pranimi i vetes do ishte një folder në desktopin tonë, Coralie Fargeat u sigurua ta fshinte edhe nga koshi. Nëse dëshironi një film që arrin të portretizojë esencën e presionit me të cilin cdo femër përballet (sidomos femrat që punojnë në media) të shumëzuar me 100, atëherë “The Substance” është zgjedhja e duhur.

Një metaforë ideale për gjithcka që bëjmë për të ndaluar plakjen, për ta futur në një kafaz me drryn, në një bodrum atë rrudhën e parë e per të nxjerrë fytyrën vetëm kur “monstra” është bërë aq e pashmangshme sa nuk mund ta fshehim më. Audienca vihet në një karrige të nxehte sikleti, jo vetëm për shkak të skenave groteske, por për shkak të objektifikimit të tepruar që të bën të pyesësh veten :

A mos do ishte jeta ime më thjeshtë po të isha më e bukur, më në formë, më seksi?

Uroj që regjisorja nuk kish ndërmend të jepte një mesazh. Duhet të kuptojmë se jo cdo film ose vepër arti krijohet për të na mësuar dicka. Ama, në kohërat e sotme ku ndihet sikur jemi në zonë lufte nëse komentojmë pamjen e dikujt(ana e keqe) e ku më në fund kemi kuptuar se dashuria për veten duhet kultivuar që në moshë të vogël (ana e mirë), lëvizja e regjisores ishte e guximshme. Të portretizosh në mënyrë të hiperbolizuar obsesionimin që kemi me defektet minore (preferoj t’i quaj imperfeksione) duke e barazuar plakjen me një monstër që të kall datën, kërkon “këllqe”. Nëse “Mean Girls” dhe “Pearl”do të bënin një bebe, ajo do të ishte “The Substance”.