Celebrities Gossip Showbiz

Kritika ndaj statujës së Mbretëreshës Elizabeth në Irlandë, kërkohet heqja e saj!

Statuja më e re prej bronxi e Mbretëreshës Elizabeth II në kopshtet e kështjellës Antrim në Irlandën e Veriut, ka marrë një “lum” kritikash. Shumë kritikë e quajtën statujën si diçka tallëse dhe kërkuan që ajo të hiqej menjëherë pasi nuk ngjante aspak me Mbretëreshën e ndjerë. Këshilli i bashkisë Antrim dhe Newtownabbey autorizoi artistin vendas Anto Brennan për të krijuar skulpturën dhe u shpreh i kënaqur me punën e tij. Statuja u vendos pranë një statuje të Princ Philip.

Një person e krahasoi statujën me znj.Doubtfire, dadoja në filmin ikonik të viteve 90. Vera McWilliam, një këshilltare e Antrim dhe Newtownabbey, i tha BBC-së se kritikët kishin të drejtë: “Ne duhet të jemi të sinqertë, ajo nuk i ngjan mbretëreshës në asnjë formë.”

Rikujtojmë se një monument për të nderuar jetën dhe trashëgiminë e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, do të zbulohet më në fund në St James’s Park në Londër. Skulptura e mbretëreshës të cilën e deshën i gjithë kombi i saj, por jo vetëm, do të bëhet i dukshëm për publikun në vitin 2026, vit i cili përkon edhe me 100 vjetorin e lindjes së saj.

Planet për një memorial të përhershëm, si dhe një program të trashëgimisë kombëtare në nder të saj u krijuan pas vdekjes më 8 shtator 2022. Një njoftim për këtë memorial pritet të bëhet gjatë kësaj jave ndërkohë që Elizabeth II bën 2 vite që është larguar nga jeta më 8 shtator 2024. Dy vite pas ndarjes nga jeta të monarkes më jetëgjatë në historinë e Britanisë së Madhe, misteri i letrës mbretërore ka “pushtuar” mediat sociale.