Në shtëpinë e “Big Brother VIP” dashuria nuk mungon. Pas lidhjes së Luizit dhe Kiarës një tjetër çift duket se po krijohet. Krsiti dhe Keisi e kanë shprehur në një lloj mënyre pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin. Brenda shtëpisë gjithçka duket në rregull por jashtë saj jo dhe aq. Kristi me historinë e tij të dashurisë jashtë shtëpisë ka ngjallur jo pak polemika.
Kristi dhe Keisi thuajse qëndrojnë gjithë kohën së bashku në shtëpi. Hyrja e Keisit thuajse e ka distancuar komplet Kristin nga debatet dhe diskutimet që bëhen në shtëpi mes banorëve. Mesditën e sotme ata po qëndronin të shtrirë bashkë, ndërsa mes tyre u shkëmbyen batuta të shumta, të qeshura dhe përqafime.
Sjellim në vëmendje se Kristi sqaroi publikun duke thënë se është ndarë nga partnerja përpara se të hynte në shtëpi. Megjithatë kjo deklaratë nuk kaloi pa u vënë re nga e dashura e tij që e priste jashtë, Zaza, e cila ka bërë publike mesazhet e fundit me të. E mbrëmjen e djeshme Kristi dhe Keisi shkëmbyen puthjen e tyre të parë në buzë.
Megjithatë, ish-banori Gent Hazizi, i ftuar në “Shqipëria LIVE”, ka ngritur dyshime për vërtetësinë e kësaj bisede pasi ai deklaroi se të gjithë banorët në atë orë ndodheshin në hotel, dhe telefonat e tyre ishin sekuestruar nga produksioni.