Celebrities Gossip Showbiz

Kristi sapo na zbulon pak nga e ftuara speciale e këtij episodi të ‘She’s On Top’!

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka nisur në Top Channel dhe Kristi është pjesë e jurisë profesioniste që gjykon vajzat. 

E teksa ka postuar një foto nga xhirimet e programit, krahas ka fotografuar vetëm pjesën e poshtme të veshjes së të ftuarës speciale, pjesë e jurisë për këtë episod që do të transmetohet të dielën dhe krahas i ka kërkuar ndjekësve të tij ta zbulojnë se kush është.

Në këtë sezon të “Kepi i VIP-ave” nuk mund të mungonin edhe disa ish-banorë të “BBV2”, të cilët tërhoqën gjithë vëmendjen e publikut për muaj me radhë dhe vazhdojnë ende të jenë kryefjalë e portaleve. Në një intervistë, autorja e ‘Kepit’, Olsa Muhameti u shpreh se do të ketë shumë biseda të pambyllura nga “BBV2” dhe zbuloi gjithashtu se Keisi Medini do të jetë pjesë.

E mendohet se bukuroshja do do të ketë një takim romantik dhe sqarues me Kristin. Kjo pasi së fundmi, Kristi na ka zbuluar se shkoi në Bodrum, Turqi, në të njëjtin vend ku janë zhvilluar xhirimet e “Kepi i VIP-ave”.