Celebrities Showbiz

Kristi Aliaj për eksperiencën e tij në BBV: “Për mua ishte shansi i fundit…”

Krist Aliaj Dragot ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në “Wake Up” ku ka folur lidhur me eksperiencën e tij në “Big Brother VIP” dhe projektet për të ardhmen. I pyetur nëse do ta ripërsëriste këtë eksperiencë, Kristi tha se ndoshta në një vend tjetër…

Është eksperiencë shumë ripërsëritëse. Mund ta bëja në një vend tjetër. Por, jo në Shqipëri. Do ndryshoja disa gjëra, do e bëja më ekstreme. Ishte shumë ‘glamour’. Glam të vërtetë nuk kishte, gjithë pseudo-glam. Por, më glam ishin vajzat. Nuk më pëlqeu ky ekstremi nga e përditshmja te glam direkt. Më dukej shumë e shëmtuar.

Duke folur për komentet dhe impaktin e tij në publik, Kristi deklaroi se ka marrë shumë komplimente për edukatën e treguar. Por, shtoi se nuk ka qenë thjesht i edukuar, por edhe i duruar, kreativ dhe kurioz.

Nuk kam treguar vetëm edukatë. Kam treguar durim, kuriozitet, kreativitet, një pjesë timen artistike. Ato kanë qenë pikë kulminante se kisha qejf të shprehesha.

Por a e meritonte Luizi fitoren? Ja si shprehet Kristi…

Po, Luizi e meritonte fitoren. U përgatit. Kishte kuptuar situatën që krijiohej. Kishte nevojë më shumë se të tjerët. Ishte shansi i tij i fundit. Nëse do dështonte këtu do ishte rëndë. I rrezikoi të gjitha. I vuri gjithë kartat në tavolinë. U dorëzuan të gjithë përballë tij. Dhe unë kisha momente, dorëzim në tentativë. Unë shihja se si banorët përuleshin, dinin gjëra, i komunikonin në mënyrë indirekte. Nuk kishte fare respekt, por vetëm interes. Më erdhi gjynah për Luizin. Unë me të isha i vërtetë. Edhe për mua ishte një shans i fundit. Por, u shkëputa nga rutina në Belgjikë. Dhe po marr një ndjesi që edhe për mua ka qenë shansi i fundit për një jetë madhështore.