Krist Ziçishti: “Njerëzit në Shqipëri janë pa takt, kur shëndoshesh ose dobësohesh ta vënë në dukje”
Live From Tirana • 18:27 12/02/2021
Në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth një teme shumë delikate siç është anoreksia/bulimia ishte e ftuar Krist Ziçishti, eksperte e PR/Media Marketing e cila ka rrëfyer përvojën e saj personale rreth bulimisë dhe anoreksisë. “Kjo eksperiencë për mua ka nisur në periudhën e adoleshencës, rreth moshës 16-17, ku ka qenë shumë intensive. Isha shumë e shëndoshë dhe rash gati 10 kile. Shihja shpesh filma, dokumentare dhe fiksohesha pas disa modeleve që shkonin në tualet për të vjellur ushqimin që hanin, dhe kjo sjellje më dukej normale dhe mendoja: “Sa mir, ato duan të dobsohen!”. Unë në fakt isha mirë në peshën time por sa herë dilja përpara pasqyrës gjeje defekte. Njerëzit gjithashtu këtu në Shqipëri janë shumë pa takt. Kur shëndoshesh ose dobësohesh të ndalojnë në rrugë dhe ta vënë në dukje këtë gjë. Por si nisi kjo eksperiencë për Kristin dhe a ka ndjekur ajo një terapi në lidhje me ketë? Fillova të bija shumë në peshë duke tentuar ta villja ushqimin në tualet dhe kalova në anoreksi ku më pas më ranë dhe flokët. Cdo ushqim që shihja e përktheja në kalori, u bëra shumë e fiksuar dhe në çdo ushqim që konsumoja isha shumë skeptike. Për fatin tim të mirë kam babin mjek, por mjekja më e mirë doli mami pasi ishte pranë meje edhe kur ushqehesha dhe më ndihmoi me vetëbesimin. Në fakt flisja shpesh edhe me mikeshat për këtë. Gjithsesi sot nuk jam në stadin e të qenit bulimike. Kam një regjim të shëndetshëm, por duhet të kem kujdes me brumrat apo karbohidratet. 29-vjeçarja ka një mesazh për të gjithë ata njerëz që e kalojnë këtë stad të vështirë të jetës së tyre pa folur me askënd. Askush nuk duhet të rri në hije dhe të presi nga të tjerët. Duhet të flasim dhe të kërkojnë ndihmë pasi dëmtohet ana psikologjike ndër të tjera. Mund të fillojë si diçka shumë e vogël por bëhet diçka e madhe pasi shfaqen probleme të tjera shëndetësore siç janë problemet me veshkat, zemrën, apo shtatzëninë. Jetojmë në epokën ku duhet të themi: “Shëndeti mbi të gjitha”.
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Flutura Brakaj mesazh të rinjve: “Proces i gjatë, por duhet të besojmë!”
Live From Tirana 00:05 21/09/2024
26 mijë ndjekës më shumë?! Kush është ish-banori i BBV që ‘mbretëron’ në Instagram këtë javë?
Live From Tirana 00:04 21/09/2024
Librat që të ndryshojnë botëkuptimin, Aida Baro: “Ka gjithmonë një anë tjetër për të zbuluar…”
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
“Mos mbani lule në…”/Trendet e reja të arredimit të shtëpisë sipas Anila Hetoja!
Live From Tirana 00:01 20/09/2024
Rikthehet Zhaku, ndan me publikun të pathënat e jetës së saj të re si nënë: “Emri i djalit…”
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Maskat e duhura për fytyrën me përbërës direkt nga frigoriferi juaj…
Live From Tirana 00:01 19/09/2024
Koha për të manifestuar, ja çfarë sjell eklipsi hënor për të gjitha shenjat e zodiakut!
Live From Tirana 00:00 18/09/2024