Celebrities Showbiz

Krist Aliaj zbulon projektet e tij të ardhshme dhe bisedën e bërë me Luizin pas daljes nga shtëpia…

Krist Aliaj ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në “Wake Up” ku ka folur lidhur me eksperiencën e tij në “Big Brother VIP” dhe projektet për të ardhmen. Kristi tha se është takuar pak me Luizin dhe zbuloi edhe bisedën e bërë mes tyre.

Luizin e kam takuar në Top Channel. Nuk ishte takim intim. Ka shumë punë. Ai madje më tha “Krist, të kishe fituar ti do kishte qenë më mirë” (qesh). E tha nga angazhimi i madh. Nuk e priste këtë impakt.

Sa i përket projekteve të reja, Kristi deklaroi se ka disa projekte verore por është i fokusuar te sezoni i ri televiziv dhe se do të donte të vijonte të ishte pjesë e televizionit.

Unë kam disa projekte verore. Por fokusin e kam në shtator-tetor, dua gjëra afatgjate. Do shtroj disa projekte. Me muzikë nuk do merrem, do vazhdoj televizionin. Më nxjerr një anë të vetvetes që më pëlqen. Atë anën shumë analitike, kritike, ndonjëherë pak të ashpër.

I pyetur për kritikën që i ka bërë i ati Roberti, Kristi tha:

Babi më tha se humorin e kam skandaloz dhe duhet të punoj. Që të përshtatesh në kulturën shqiptare duhet të kesh pak humor. Aty e kam shumë problem, por po provoj të përmirësohem. Humori belg është shumë i thatë dhe i zi.

Kristi u ngacmua pak dhe lidhur me marrëdhënien e tij me Keisin, ku u shpreh se:

Ishte një fije peri, një fije shumë e hollë. Ishte një moment shumë delikat edhe për mua edhe për shtëpinë. Njerëzit e kishin fokusin shumë aty, tek ajo gjë dhe unë e dija. Kisha arsye ta dramatizoja, po të doja, por nuk e bëra. Ata ishin gati të më kapnin në këtë pikë. Lorenci po më provokonte shumë. E menaxhova në këtë mënyrë, thashë nuk do e dramatizoj, nuk kam as çfarë fitoj nga dramatizimi i kësaj situate me thënë të drejtën. Për të ndenjur në shtëpi, të bëja diçka të tillë, nuk është fare në tipin tim. Kam patur shumë durim.

Si një djalë i rritur jashtë, si i sheh ai vajzat dhe djemtë shqiptarë në marrëdhënie?

Djemtë dhe vajzat shqiptare vdesin për marrëdhënie toksike. Romantizëm shumë i dhunshëm.