Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Sara banorja më e re është “mollë” sherri për lidhjen e Ilnisës dhe Meritonit, e cila po përballet me krisje. Gjatë prime-t të sotëm është folur rreth kësaj situatë, ku çifti u thirr në dhomën e rrëfimit për të treguar versionet.
Meritoni: Ka qenë mes neve të dyve, nuk ka pasur të bëjmë me një palë të tretë.
Ilnisa: Unë mendoj që vjen një moment që njeriu rrëzohet emocionalisht.
Meritoni: Duke qenë 24/24 arrin ta njohim më mirë njëri-tjetrin.
Meritoni: Një natë më herët kur ka ardhur Sara unë i kam biseduar me Ilnisën dhe i kam thënë hajde e ftojmë, të rri me ne. Mu duk shumë vajzë e mirë. Ramë në një farë mënyre dakord. Po shihja që po diskutonin, çova jorganin aty, por ia tregova direkt Ilnisës.
Ilnisa: Unë Sarën nuk e njoh far, nuk më lidh asgjë me të. Ajo që më bën përshtypje është se si Sara qaset me shtëpinë dhe shtëpia me atë, në lidhje me Meritonin. Ata fusin hundët çdo ditë në këtë raport.
Ndërkohë, lideri i cili zgjidhet çdo javë krijon të tjera dinamika. Sot janë bërë të tjera votime dhe me shumicë votash Rike Roçi është shpallur lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. ‘Kokë më kokë’ me Vesën, Rikja arriti të triumfojë me një numër më të madh votash.