Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Ndërkohë që janë konsideruar si një grup brenda në shtëpinë e BBV, Juli dhe Roza, e kanë nisur ditën e sotme me debate mes tyre. Përplasja mes tyre ka nisur në momentin që Roza i ka ndërhyrë në debatin që Juli kishte me Heidin. Nisur nga kjo situatë, Juli ka ardhur dhe i ka kërkuar llogari Rozës se pse ajo ka ndërhyrë në debatin e tij me Bacin, mirëpo Roza është shprehur se ai në debat me Eglën, Heidin dhe Romeon, sillet si kalë karroce ndërsa të tjerët nuk i llogarit.
Juli: Të njëtin gabim bëri edhe Rikja, bëje dhe ti dhe shikoje ku do dalësh.
Roza: Zemër, me këtë lloj presioni, mua nuk më mban dot nën kontroll. Unë ty nuk po të dalë kundër. Ju jeni diskutuar që luani me topa mes njëri tjetrit.
Juli: Kush e ka diskutuar?
Roza: E gjithë shtëpia.
Juli: Cfarë është shtëpia? Disa komentatorë që shohin ndeshjen nga tribuna?
Roza: Pra ndeshjen po e bëni ju? Pra dole aty ku desha unë?
Diçka e papritur ka ndodhur në shtëpi. Mbasditen e sotme është komunikuar për banorët se Egla ndodhej në një gjendje jo të mirë shëndetësore e për momentin shfaqej e shtrirë në shtratin e saj me vigon duke marrë serum. Deri në një moment banorët nuk e dinin se ku ndodhej Egla dhe mendonin se ishte nën kujdsin e mjekëve në spital. Teksa kanë komentuar situatën, Graciano u shpreh shumë i revoltuar ndaj Romeos, pasi për të nuk duhet të presë që ajo mund të largohet nga shtëpia, pasi televotimi i tij me Heidin nuk do të anulohej.