Aktorja e njohur e humorit, Arjola Demiri u komentua shumë teksa ishte pjesë e edicionit të parë të “Big Brother Vip”. Arjola arriti të shkonte deri në finale dhe teksa ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u përfol shumë për historinë e saj familjare dhe nga shumë njerëz u cilësua si një grua burrnesh. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother ajo u takua edhe me një nga miqtë e saj më të mirë, Atdhe Xharavina, i cili e shprehu edhe mbështetjen e tij për rrugëtimin e Arjolës në “BBV”.
Atdhe Xharavina padyshim që është një personazh shumë i përfolur edhe pse eksperienca e tij në ‘Për’Puthen’ ka përfunduar ai vazhdon të jetë në qendër të mediave me çdo ‘lëvizje’ tijën. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi në News24, Atdheu deklaron për herë të parë se tashmë kjo miqësi është prishur, duke zbuluar edhe arsyet pse. Po të shikojmë edhe Arjola dhe Atdheu nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në rrjetin social Instagram. Në lidhje me këtë krisje të miqësisë së tyre ai është shprehur se:
Me Arjolën është prishur miqësia, nuk e di pse ka ngecur. Di që u futën persona të 3-të në mes, persona të rinj që nuk e dinë raportin tonë.
Rikujtojmë gjithashtu se në “Big Brother Vip” ish-konkurrenti i “Për’Puthen” u shpreh se e kishte mikeshë të mirë prej shumë vitesh. Në lidhje me këtë situatë të krijuar aktorja e njohur e humorit akoma nuk ka reaguar.
Ia vlen të theksohet se Arjola është rrëfyer para pak javësh në “Wake Up” për të rejat më të fundit, si për shtëpinë e re që iu dhurua nga produksioni i “Big Brother VIP”, për “Portokalli” dhe ofertat apo projektet që ajo ka marrë deri më tani. Ajo tha se ka marrë oferta nga Kosova, ndërsa për shtëpinë e re, që fitoi nga qëndrimi në ‘reality show’, duke thënë se është në ndërtim e sipër. Gjithashtu e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, Arjola Demiri na foli më shumë rreth 5 këngëve të saj të preferuara dhe disa detaje nga adoleshenca e saj.