Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Teksa kaluan vetëm 24 orë nga hyrja e saj në shtëpinë e Big Brother Vip, Valbona nisi debatet e para me banorët, më së shumti me Armaldon, për shkak të mungesës së higjienës në shtëpi. Sapo erdhi, ajo u tha banorëve që të ndahen punët, por kjo shkaktoi debat mes saj dhe Armaldos. Ky i fundit i tha Valbonës se nuk ka dëshirë të komunikojë fare më të, por këngëtarja u ndje keq, pasi sipas saj ata kanë një raport miqësor prej 25 vitesh.
Ditën e djeshme gjatë një bisede mes Kiarës dhe banorëve të tjerë në lidhje me qëndrimin dhe sjelljen e saj ndaj Luizit, Valbona ka ndërhyrë dhe i ka dhënë Kiarës këshillën e saj në lidhje me këtë situatë dhe vazhdimësinë e saj në raport me Luizin.