Dafina Zeqiri dhe Ron Zaiti kanë sjellë së bashku dy bashkëpunime mjaft të pëlqyera nga publiku dhe shumë të suksesshme. Po flasim për “Murder on the dance floor” dhe ai i fundit i verës së kaluar që mbante titullin “Boma ni tel”.
Roni ishte një mik dhe bashkëpunëtor shumë i mirë i Dafinës. Që nga bashkëpunimi i tyre i parë “Murder on the dance floor”, Ron hyri shumë fuqishëm në tregun muzikor shqiptar.
Që nga ky moment këngëtari u pa në çdo koncert me Dafinën, duke u bërë edhe pjesë e label-it të këngëtares. Megjithatë duket se marrëdhënia mes tyre është krisur duke sjellë kështu dhe fundin e miqësisë dhe bashkëpunimeve.
Sipas disa burimeve të afërta me këngëtarët, Roni dhe Dafina nuk flasin më me njëri-tjetrin. Ata nuk ndiqen më në rrjete sociale dhe madje projekti i tyre i përbashkët “Boma ni tel” është zhdukur nga YouTube. Çfarë të ketë ndodhur vallë mes dyshes?!
Rikujtojmë se, një tjetër raport shumë të ngushtë që Dafina Zeqiri nuk ngurron ta tregojë në rrjete sociale është marrëdhënia e shkëlqyer që ka me të motrën. E dedikimet publike mes tyre nuk janë të pakta, ashtu si më e fundit nga ana e këngëtares e cila teksa e ka postuar në Instastory-n e saj krahas ka shkruar:
Vajza më e bukur në të gjithë botën!
Artistja ka treguar gjithmonë se nuk ka ndërmend të ndalet duke sjellë projekte të reja muzikore dhe pas një viti shumë të suksesshëm që la pas ka vendosur që të mos humbë asnjë ditë kohë edhe nga ky vit i ri. Vetëm pak ditë më parë ajo na ‘dhuroi’ një super projekt muzikor në bashkëpunim me artistët më të përfolur të tregut tonë, Dj Geek, Young Zerka dhe Mc Kresha.