Së fundmi, mamaja e motrave të famshme Kardashian-Jenner, Kris ka zbuluar dëshirën e saj për modelen Kendall Jenner. Teksa bisedonte në “The Ellen DeGeneres Show”, mbi nipin e saj të 11-të, të cilin Kylie Jenner e mirëpriti muajin e kaluar, Kris ka deklaruar se do të donte ta shihte Kendall-in të bëhej nënë.
Është e vetmja që nuk ka lindur një fëmijë. Unë mendoj se do të donte të kishte.
Chris mendon se vajza e saj Kendall do t’i japë asaj një nip. Por, pavarësisht kërkesës së saj, modelja ka rrëfyer shpesh herë se të qenurit nënë nuk është ende në planet e afërta. Në vitin 2020, gjatë një pushimi familjar në Palm Springs, Kaliforni, ajo bëri shaka se nuk kishte fëmijë, ndryshe nga motrat e saj Kourtney, Kim, Khloé dhe Kylie. Përmes një video në Instagram, Jenner tregoi motrat duke vrapuar me fëmijët e tyre në pishinë ndërsa ajo buzëqeshte.
Ende pa fëmijë!
Kendall aktualisht është në një lidhje me yllin e NBA-së, Devin Booker, 25 vjeç. Çifti janë së bashku nga prilli i vitit 2020. Kylie Jenner nga ana tjetër njoftoi lindjen e djalit të saj Wolf në fillim të këtij muaji dhe Kris e emocionuar u shpreh se:
Është e mahnitshme, unë isha në spital kur ai lindi. Ishim unë, Kylie dhe Travis sepse ata kanë rregullore kështu që ishin vetëm pak njerëz.