Microsoft lëshoi një raport duke paralajmëruar se dy grupe ruse përdorën mediat sociale për të përhapur lajme të rreme dhe video rreth Kamala Harrisit, kandidates demokrate për presidente të SHBA-së. Clint Watts, menaxher i përgjithshëm i Qendrës së Analizës së Kërcënimeve të Microsoft-it, tha se një “fermë troll” e lidhur me qeverinë ruse prodhoi dhe shpërndau dy video të rreme. Njëra pretendonte se 59-vjeçarja ishte përfshirë në një aksident me makinë dhe tjetra që tregonte një nga mbështetësit e saj duke sulmuar një mbështetës të republikanit Donald Trumpit.
Të dyja videot e rreme mblodhën miliona shikime dhe videoja e rreme e përplasjes u përhap në disa rrjete sociale përmes një media fiktive në San Francisco që u krijua disa ditë më parë. “Storm-1679, një grup më i ri që dyshohet se është i lidhur me Kremlinin, ka zhvendosur fokusin nga prodhimi i përmbajtjes për Lojërat Olimpike të Parisit 2024 në publikimin e videove të rreme që diskreditojnë zëvendëspresidenten Harris”-shtoi Watts. “Një nga videot, e cila u shpërnda në X menjëherë pasi u postua në Telegram, tregon një billboard të rremë që pretendon për politikën e Harrisit. Postimi pati më shumë se 100 mijë shikime në X në katër orë”-tha Watts.
Rikujtojmë se Microsoft ka lëshuar një paralajmërim 30-ditor për të gjithë përdoruesit e versioneve pak më të vjetra të Windows 11 se ata do të duhet të përditësoni në një version më të ri muajin e ardhshëm për të ruajtur mbështetjen. Në fillim të muajit tetor, Windows 11 në versionin 22H2 do të mbetet pa mbështetje dhe përmirësime zyrtare. Pa u përmirësuar në versione më të reja, ata do të humbasin arnimet dhe përmirësimet e ardhshme më 8 tetor të këtij viti dhe nuk do të marrin më veçori të reja dhe mbrojtje kundër kërcënimeve më të reja të sigurisë.