Aktualitet

Krimi në familje godet sërish Vlorën, nipi vret me armë xhaxhain dhe më pas veten!

Një krim i dyfishtë ka tronditur fshatin Mekat të Vlorës pasditen e kësaj të hëne. Një i ri ka vrarë me armë gjahu xhaxhanë me më pas veten.

Mësohet se viktima kanë mbetur nipi, i identifikuar si Genci Koreta, 39 vjeç dhe xhaxhai Jorgji Koreta, 64 vjeç. Paraprakisht shkak i ngjarjes kanë qenë konfliktet për pronën. Mësohet se 39-vjeçari vuante nga depresioni, megjithatë ky është një informacion që nuk është konfirmuar zyrtarisht.

“Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K,  dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Vijon..