Celebrities Gossip Music Showbiz

Krijuan një performancë të Rihanna-s në Super Bowl, gjyshet bëhen virale!

Së fundmi, një grup i grave të moshuara nga Kentucky janë bërë virale pasi postuan një rikrijim të performancës së super yllit Rihanna në Super Bowl. Gratë të cilat jetojnë në një shtëpi kujdesi në Bowling Green po bëhen virale me rikrijimin e një pjese të shkurtër të performancës së Rihanna-s.

@arcadiasrlivingbg

Our halftime show > Rihanna’s halftime show 💃🪩🏈🤍🎶🎤 #seniorlivingcommunity #halftimeshow #SuperBowl #rihanna #fyp

♬ original sound – Brian Esperon

Në videon prej 12 sekondash, disa prej tyre u veshën me të bardha dhe njëra nga të moshuarat që po zëvendësonte Rihanna-n u vesh me ngjyrë të kuqe. Videoja e postuar në TikTok ka marrë tre milionë pëlqime. Rikujtojmë, se fituesja e nëntë çmimeve “Grammy”, ka konfirmuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. 

34-vjeçarja, e cila solli në jetë fëmijën e saj të parë vetëm nëntë muaj më parë, shkaktoi mjaft zhurmë në rrjetet sociale teksa doli në skenë dhe fërkoi barkun e saj para një publiku prej miliona njerëzve në Stadiumin State Farm në Glendale, Arizona. Një përfaqësues i yllit konfirmoi lajmin për fëmijën menjëherë pas përfundimit të performancës.

Ndërkaq, Rihanna ka pranuar se mund të kishte qenë një vit shumë ndryshe nëse nuk do të priste fëmijën numër dy me A$AP Rocky. Bukuroshja barbadiane pranoi se ajo vazhdonte të binte në dashuri me regjistrimet. Duke folur për British Vogue, ajo tha se të dëgjosh përsëri një këngë të papublikuar është pothuajse si të përpiqesh të vishesh siç visheshe dikur.