Prej disa ditësh është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se ‘më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin’. Ndërkohë prime-n e kaluar Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”. Kjo është mohuar nga të dy edhe pse Graciano tregon se edhe Erjola ia ka thënë më parë këtë.
Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Gracianos dhe Erjolës. Sipas tij, Erjola ngaqë nuk u lidh dot me asnjë, krijoi marrëdhënie me Julin për të pasur dikë në lojën e saj.
Erjola: Siç dole herën e parë ke me dalë edhe herën e dytë
Graciano: Je personi më fals këtu brenda, si mundesh moj
Erjola: O njeri ke shitur edhe fytyrën. Edhe kur të marrësh atë finale…
Graciano: Jam me fytyrën lart, ka Zot lart. Shih ca halli ke, hallin e finales
Erjola: Edhe kur ta marrësh atë finale… ka për të të dalë për hundësh
Graciano: Do dal me kokën lart se jam i pastër. Pse ikën, rri këtu e përballu, a je burrneshë
Erjola: Debat me Erjolën nuk je duke pas më. Ke pas këtu e 5 ditë, ma shpif qenia jote
Graciano: O njeri fals. Më vjen siklet kur të shoh. Si mundesh, më plas shpirti që je mashtruese