Sport

Krijoi polemika të mëdha, Messi zbulon arsyen përse nuk luajti në ndeshjen miqësore…

Ylli argjentinas, Lionel Messi u transferua në SHBA në ekipin e Inter Miamit, duke thyer rekorde shikueshmërie gjatë prezantimit të tij dhe në biletat e shitura në ndeshejt e kampionatit. Janë të shumtë fansat dhe tifozët që duan ta shikojnë Messin në fushën e lojës. Inter Miami e ka gjetur veten në një pozitë mjaft të vështirë, pasi po përballet me akuzat për prishjen e një klauzole të kontratës e cila garantonte pjesëmarrjen e Messit në ndeshjen miqësore ndaj Hong Kongut. Edhe pse Inter Miami siguroi një fitore me rezultat 4-1, Messi qëndroi në bankën rezervë për shkak të një lëndimi në këmbë, duke bërë që tifozët prezent në stadium të zhgënjehen dhe frustrohen pasi kishin paguar më shumë se 100 euro për të parë ikonën e futbollit në aksion. Pas kësaj tifozët filluan të brohorasin duke kërkuar rimbursim të parave që kanë shpenzuar për blerjen e biletave, ndërsa presidenti i Miamit, David Beckham, u mundua që të shpreh mirënjohjen e tij për mikpritjen.

Leo Messi qëndroi në bankën rezervë gjatë gjithë ndeshjes dhe kjo gjë nuk i pëlqeu as shtetit të Hong Kongut, ku qeveria e kritikoi Inter Miamin dhe yllin argjentinas. Tani ka folur vet Messi duke shpjeguar arsyen se pse nuk luajti ndaj lojtarëve më të mirë të Hong Kongut. “E vërteta është se ishte fat i keq që nuk munda të isha në ndeshjen ndaj e Hong Kongut.  Unë ndjeva dhimbje në aduktor që në Arabinë Saudite dhe për këtë arsyeje nuk luajta as ndaj Al Hilal”, tha sulmuesi argjentinas. “Për fat të keq, këto janë gjëra futbolli, diçka mund të ndodhë në çdo ndeshje dhe ne nuk mund të luajmë. Unë gjithmonë dua të marr pjesë në lojë, dua të luaj, veçanërisht në këto miqësore ku njerëzit duan të na shohin”, shtoi ai. Tetë herë fituesi i Topit të Artë zbuloi se ndihet më mirë fizikisht, megjithëse nuk e di nëse mund të jetë në fushë kundër Vissel Kobes, në Japoni. “Nuk e di nëse do të mundem, por ndihem shumë më mirë. Dua të jem në fushë. Sot do të stërvitemi, do të testojmë sërish. Kam ndjesi të mira”, deklaroi Messi.