Fashion

Krijohet veshja për festat e fundvitit me alarm për distancimin social

Normalisht që sapo vijnë festat të gjithë kemi dëshirë të qëndrojmë pranë të dashurve tanë dhe në ditë të gëzueshme si këto harrojmë që të zbatojmë rregullat, prandaj një kompani dritash “Simple Safe” e ka gjetur zgjidhjen.

E vetmja gjë që duam për Krishtlindje këtë vit është të qëndrojmë të sigurtë dhe të mbajmë distancën nga njerëzit që na rrethojnë. Një kompani ka krijuar disa drita LED, të cilat janë me sistem alarmi dhe paralajmërojnë kur një person thyen rregullin e distancimit social duke u afruar më shumë seç duhet.

Trikoja e distancimit social është modeluar posaçërisht për festat e fundvitit dhe dritat ndizen menjëherë kur dikush shkel brenda gjashtë metrave nga përdoruesi.

Pra nëse dikush vrapon t’ju përqafojë, dritat paralajmërojnë përpara se ju të flisni. Kjo triko ka edhe një dizajn shumë të bukur festash, kështu që mos u shqetësoni për pamjen tuaj.