Shkencëtarët kinezë kanë krijuar për herë të parë një robot me tru njeriu. Roboti punon duke përdorur një tru të rritur në laborator, një masë qelizash dhe një çip kompjuteri që ndërvepron me sistemin nervor të trurit. Ai është përshkruar si një “tru në një çip” që funksionon njësoj si truri i njeriut, duke përdorur sensorë dhe një algoritëm të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale, i cili e shtyn robotin të lëvizë, të kapë objekte dhe të shmangë pengesat.
Ekipi pretendon se truri tregon shenja inteligjence ngjashëm me trurin e njeriut, duke lëvizur në mënyrë autonome ekstremitetet e tij dhe mund të zbulojë metoda për riparimin e dëmtimit të korteksit cerebral të njeriut dhe të krijojë teknika të tjera për të shëruar çrregullimet neurologjike. Shkencëtarët kinezë përdorën qelizat staminale për të ndërtuar trurin. Ata e lidhën atë me një çip kompjuteri që i kalon udhëzimet trupit të robotit që është një përzierje e qelizave njerëzore dhe çipave kompjuterikë që funksionojnë si truri i njeriut.
Ndërkaq, robotët e së ardhmes mund të mbështillen me lëkurë të gjallë që mund të riparojë vetveten, në një mënyrë tëngjashme me mënyrën se si lëkura e njeriut shërohet, falë një qasjeje të re që përfshin qelizat e kultivuara të lëkurës. Lëkura gjithashtu do të duket më e gjallë falë një mënyre të re të lidhjes së saj me skeletin e robotit, si dhe faktit që ai mund të riparojë vetë çdo prerje ose gërvishtje, thanë studiuesit.
Lëkura artificiale është shpallur prej kohësh si një mënyrë për t’i bërë robotët të duken më të ngjashëm me njeriun dhe lëkura e kultivuar duket më e gjallë sesa materialet sintetike si lateksi. Por pa llojin e duhur të qasjes ngjitëse, lëkura artificiale mund të ulet nga korniza e një roboti në një mënyrë vizualisht shqetësuese. Studiuesit e robotikës janë përpjekur më parë të zgjidhin problemin e rënies së lëkurës artificiale nga korniza metalike duke e fiksuar atë me “spiranca”, struktura të varura ose në formë kërpudhash.