Shkencëtarët izraelitë kanë rritur një entitet që i ngjan shumë një embrioni të hershëm njerëzor, pa përdorur spermë, vezë apo mitër. Ekipi i Institutit Weizmann thotë se “modeli i tyre i embrionit”, i krijuar nga qeliza staminale, ngjason me një embrion të vërtetë 14-ditor.
Ambicia për modelet e embrionit është të sigurojë një mënyrë etike për të kuptuar momentet më të hershme të jetës sonë. Në vend të një sperme dhe veze, materiali fillestar ishin qelizat burimore të cilat u riprogramuan për të fituar potencialin për t’u shndërruar në çdo lloj indi në trup.
Kimikatet u përdorën më pas për të nxitur këto qeliza burimore në katër lloje qelizash të gjetura në fazat më të hershme të embrionit njerëzor. Së fundmi shkencëtari gjerman Hashem Al-Ghaili ka prezantuar konceptin e strukturës së parë të mitrës artificiale në botë. Ky laborator, i quajtur EctoLife, do të jetë në gjendje të inkubojë deri në 30,000 foshnja në vit.