Bota Botë e Çuditshme

Krijohet fshesa më e vogël në botë!

Tapala Nadamuni, një student indian, ka krijuar fshesën më të vogël në botë duke ripërdorur një stilolaps, veprim ky i cili ka shënuar rekord të ri botëror Guinness. Fshesa është vetëm 6 centimetra e gjatë. Nadamuni shpenzoi rreth 238 dollarë në transformimin e stilolapsit në një fshesë plotësisht funksionale.

Bëhet e ditur se pajisja ka fuqi të mjaftueshme për të mbledhur grimca pluhuri. Sipas Guinness, kjo nuk është përpjekja e parë e Nadamunit për të shënuar rekord. Në vitin 2020, ai ishte fituesi i së njëjtës kategori pasi krijoi një fshesë me korrent 1.7 cenimetra të gjatë. Megjithatë, shpikja e fundit e Nadamuni ka rifituar titullin, duke forcuar pozicionin e tij si një pionier në fushën e inxhinierisë miniaturë.