Celebrities Gossip Showbiz

Kreu i një bande hajdutësh tregon se ka grabitur shtëpinë e Cristiano Ronaldos dhe jo vetëm!

Një emisioni televiziv në Spanjë, Antena 3, ka kontaktuar me kreun e një bande hajdutësh të shtëpive luksoze. “Isha unë ai që grabita shtëpinë e Cristiano Ronaldos në Portugali. Unë isha ai që grabita Johan Cruyff në Barcelonë”- ka thënë ai. Në lidhje me grabitjen e shtëpisë së Karim Benzema-s ai ka theksuar se ishte koha për t’u bërë. Më pas, ai ka treguar procedurën që kryen, në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas planit.

Pasi e kam gjetur, e ndjek, mund të kalojnë muaj, derisa gjej rastin të mos ketë njeri brenda. Unë nuk mund të gjej asnjë objektiv në Spanjë, nëse dikush nuk vjen të ma thotë. Në rrjetet sociale po kërkojnë ora 300 mijë euro, 500 mijë euro, një milion, çmimi i arit është rritur aq shumë sa një kilogram flori vlen më shumë se një kilogram koka. Nuk ka njeri që mund të më ndalojë dhe asgjë që mund të më rezistojë.

https://twitter.com/YAhoraSonsoles/status/1716496033587294348?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1716496033587294348%7Ctwgr%5Ef4f75d1955a28ddb9815e31352bcc0cd6d335cf6%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.classlifestyle.com%2Fnews%2F63534%2Fkreu-i-nje-bande-hajdutesh-i-tregon-te-gjitha-ja-si-e-grabita-shtepine-e-cristiano-ronaldos%2F

Ndërkaq, rikujtojmë se ditët e fundit ka pasur aludime se Cristiano Ronaldo do të dënohet me 99 goditje me kamxhik, sapo të shkelë në tokën iraniane. Kjo për arsye se portugezi përqafoi një grua në udhëtimin e tij të fundit në Iran. Kjo konsiderohet tradhti bashkëshortore në këtë vend mysliman. Së fundmi ambasada iraniane në Spanjë ka hedhur poshtë të gjitha raportet dhe ka folur qartë rreth kësaj situate duke mohuar se ka pasur një vendim të gjykatës për këtë çështje.

Për ata që ende nuk e dinë, Ronaldo ende jeton me nënën e tij Maria Dolores dos Santos Viveiros da Aveiro dhe ylli portugez ka një arsye të mirë për këtë. Familja e tij u rrit jashtëzakonisht e varfër dhe futbollisti dëshiron të sigurohet që në këtë pikë të jetës së saj, të kujdeset për nënën e tij. Kur CR7 ishte një djalë i ri, nëna e tij punonte 7 ditë në javë dhe madje edhe netë si pastruese vetëm që ai të blinte një palë këpucë futbolli dhe madje mund të flinte e uritur që Cristiano të hante.