Sport

“Krenar të jem pjesë e grupit kuqezi”. Ja kush është futbollisti më i ri në moshë i kombëtares!

Simon Simoni, i përfshirë nga Sylvinho në listën paraprake prej 27 futbollistësh për Euro 2024, ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram për këtë moment kulmor të karrierës së tij.

Portieri i Eintrachtit të Frankfurtit, i cili po lufton për të qenë në listën përfundimtare të kuqezinjve, shpreh gjithë gëzimin për ftesën që ka marrë nga Sylvinho:

“Super krenar të jem pjesë e grupit kuqezi në këto përgatitje për Euro2024!”

Simoni e ka garën me Elhan Kastratin për rolin e portierit të tretë, pasi duket e vështirë për të mos thënë e pamundur që të mbeten jashtë një mes Etrit Berishës dhe Thomas Strakoshës.

19-vjeçari, ish-portier i Dinamos, është transferuar në Frankfurt në janar të vitit të kaluar dhe ka bërë 22 paraqitje me ekipit e dytë të Eintrachtit të Frankfurtit.