Aktualitet

Kremtohet Pashka Ortodokse, festime pa kufizime pas pandemisë!

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë Pashkën, Ngjalljen e Jezu Krishtit, në atë që pas dy vitesh pandemi koronavirus duket rikthim i plotë në normalitet. Tashmë, pa kufizime e ndalesa në grumbullime apo shtyrje të meshave, nën ndikimin e orës policore, siç ndodhi vitin e kaluar kur në kuadër të masave anti-COVID, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet, mesha e mesnatës u zhvillua në mëngjes.

Në Tiranë, Korçë, Fier, Lushnjë, Berat, Gjirokastër e Vlorë, katedralet e kishat hapën dyert për besimtarët e shumtë, të cilët morën flakën e shenjtë që simbolizon dritën duke e çuar në familje, për të ndriçuar rrugën drejt jetës dhe mirësisë.

Përveçse me flakën e shenjtë, gjihashtu Pashka Ortodokse shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël e mishin e qengjit. Zakonisht në traditën ortodokse, vezët ngjyrosen të enjten para Pashkës dhe konsumohen të dielën ose ditët në vazhdim. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit dhe përplasja e tyre simbolizon çarjen e pushtetit të Ferrit me ngjalljen e Krishtit. Vezët janë simbol i lindjes së jetës nga guacka e vdekjes. Fjala Pashkë shoqërohet me fjalën e ndritshme, duke treguar ose simbolizuar dritën, që del nga varri i Krishtit.

Nuk munguan urimet e politikës, mes tyre presidenti Meta, kryeparlamentarja Nikolla, kryeministri Rama.

KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL!Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar!…

Posted by Ilir Meta on Saturday, April 23, 2022

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla:

U bashkohem besimtarëve ortodoksë në gëzimin e tyre për festën e Pashkës, Ditën e besimit dhe të shpresës. Fuqia e Ringjalljes na frymëzon të gjithëve dhe në çdo kohë. Por përdëllimi i saj ndihet me shumë në ditë të vështira dhe për më të vuajturit. Në këtë ditë të hapim zemrat, të shtojmë dashurinë dhe kujdesin për ata që kanë më shumë nevojë.

Me besimin dhe dashurinë, të mundim frikën dhe ndarjen. Me të drejtën dhe të mirën, të mundim padrejtësitë dhe të keqen. Gëzuar Pashkën! Shëndet, mbarësi e paqe për të gjithë!

https://www.facebook.com/100044570103558/posts/533988548096811/?d=n