Health & Beauty

Kremi që duhet të aplikoni menjëherë pasi mbaroni dushin, perfekt nëse keni akne!

Pas dushit, kremrat me përbërës të tillë si bakri, zinku ose ureja janë të shkëlqyera. Këto produkte ndihmojnë në hidratimin dhe reduktimin e inflamacionit dhe tharjen e shpejtë të akneve. Përveç kujdesit në sallonet e bukurisë, pastrimit të fytyrës dhe trajtimit me dritë LED, oksigjen ose acide, kujdesi në shtëpi është gjithashtu i rëndësishëm.

Sapuni ose xheli për lëkurën problematike duhet të përmbajë përbërës të tillë si peroksid benzili, acid salicilik ose squfur, të cilët ngadalësojnë proceset inflamatore. Dhe pas dushit, kremrat dhe locionet me përbërës të tillë si bakri, zinku ose ureja janë të shkëlqyera, të cilat do të ndihmojnë në hidratimin dhe reduktimin e inflamacionit dhe tharjen e shpejtë të akneve.

Pilingu është një zgjidhje e shkëlqyer që jo vetëm do ta mbajë lëkurën dhe poret tuaja të pastra, por do ta lejojë atë të marrë frymë. Lëndët ushqyese që do të ushqejnë qelizat do të depërtojnë thellë, ndërsa lëkura do të rinovohet pas një trajtimi të tillë, do të bëhet e kuqërremtë dhe e lëmuar. Ndërkaq, në kuzhinën tuaj ndodhen përbërësit që ju nevojiten për një lëkurë të butë. Gjatë periudhës së ftohtë, asgjë nuk është më e sikletshme se sa lëkura e thatë dhe të çarat e duarve.

Periudha më e ftohtë e vitit është gjithmonë favorizuese për tharjen e lëkurës. Vaji i ullirit është një nga produktet e kuzhinës i cili bën mrekulli për lëkurën. Duke e përdorur për duart, vlerat shtohen, sepse është një antioksidant i shkëlqyer dhe të gjitha acidet yndyrore që lë në lëkurë e mbajnë atë të butë dhe të hidratuar. Përzini një lugë kafe me sheqer dhe disa pika vaj ulliri dhe masazhoji duart për 5 minuta. Scrub-i ka efekt pastrimi. Largon lëkurën e vdekur dhe e zbut atë menjëherë. Nëse i ke vërtet problematike duart, bëje këtë trajtim deri dy herë në ditë.