Sport

Krasnodar në gjurmët e Mirlind Dakut

Mediat ruse raportojnë se Mirlind Daku mund të kalojë te Krasnodar.

Sulmuesi kuqezi i Rubin Kazan pëlqehet shumë nga skuadra tjetër ruse, teksa zërat janë përcjellë nga disa media vendase. Krasnodar ka kërkuar informacione për futbollistin shqiptar, kartoni i të cilit vlerësohet 3 milionë euro. Për momentin, nuk mund të thuhet asgjë tjetër, në pritje të zhvillimeve të tjera në ditët në vijim.

Mirlind Daku ka kontratë ekzistuese me skuadrën aktuale, deri në vitin 2026, por një ofertë e mirë do të sillte largimin e tij nga Ak Bars Arena (Kazan).

Daku po bën mjaft mirë te Rubin Kazan. 26-vjeçari ka shënuar 5 gola, në 7 ndeshje kampionat.