Aktorja e njohur e humorit, Arjola Demiri u komentua shumë teksa ishte pjesë e edicionit të parë të “Big Brother Vip”. Arjola arriti të shkonte deri në finale dhe teksa ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u përfol shumë për historinë e saj familjare dhe nga shumë njerëz u cilësua si një grua burrnesh. Së fundmi Demiri ka qenë e pranishme në darkën e Iftarit që shtroi kryeministri Edi Rama për besimtarët myslimanë.
Ky ka qenë një aktivitet i përvitshëm gjatë muajit të Ramazanit, por dy vitet e pandemisë u pengua. Tashmë tradita u rikthye dhe aktorja ishte e pranishme në tryezën e përbashkët. Ajo postoi në rrjetin e saj social Instagram një Instastory teksa shfaqej në krah të kryeministrit. Jo vetëm kaq, Arjola shprehu admirimin për të duke shkruar:
Me një artist të përjetshëm, Kryeministri më i mirë!
Pra Arjola qenka një mbështetëse e flaktë e Edi Ramës. Ndërkaq, pas një heshtje të gjatë, Arjola është rrëfyer para disa ditësh në “Wake Up” për të rejat më të fundit, si për shtëpinë e re që iu dhurua nga produksioni i “Big Brother VIP”, për “Portokalli” dhe ofertat apo projektet që ajo ka marrë deri më tani.
Ajo tha se ka marrë oferta nga Kosova, ndërsa për shtëpinë e re, që fitoi nga qëndrimi në ‘reality show’, duke thënë se është në ndërtim e sipër. Gjithashtu e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, Arjola Demiri na foli më shumë rreth 5 këngëve të saj të preferuara dhe disa detaje nga adoleshenca e saj.