Aktualitet

KPA vulos shkarkimin për gjyqtaren e Korçës, Ariola Kristo!

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la sot në fuqi vendimin e KPK-se për shkarkimin e gjyqtares së Korçës, Ariola Kristo.

Vendimi u mor në mënyrë unanime dhomë këshillimi nga trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë pasi shqyrtuan ankesën e gjyqtares.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:  Lënien në fuqi të vendimit nr. 438, datë 10.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ariola Kristo, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të KPA-së.

Më 10 shtator 2021 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendim për shkarkimin e gjyqtares Kristo për shkak të problemeve me pasurinë.

Problemet lidheshin kryesisht me mungesën e burimeve të ligjshme për ndërtimin e një shtëpie 3 kate plus bodrum në qytetin e Korçës në vitet 2006-2008, po kështu dhe një balancë negative fondesh ne shumën 6.8 milionë lekë, për kryerjen e investimeve dhe përballimin e shoenzimeve.

Ariola Kristo përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Ajo punoi prej gati dy dekadash pranë kësaj gjykate