Ylli televiziv Kourtney Kardashian dhe bashkëshorti i saj, muzikanti i njohur Travis Barker janë të njohur për mënyrën e tyre të veçantë se si puthen në publik. Në episodin e ri të “The Kardashians” 43-vjeçarja zbulon arsyen pse ajo dhe partneri i saj puthen me gjuhë.
Unë nuk dua ta bëj me buzëkuq dhe nuk dua të prish buzëkuqin tim, por gjithashtu nuk duam të mos puthemi, kështu që puthemi me gjuhë. Kjo është arsyeja pse ne puthemi në atë mënyrë.
Rikujtojmë, se çifti sapo ka blerë një shtëpi plazhi në Santa Barbara për 14.5 milionë dollarë. Kourtney dhe Travis blenë shtëpinë spektakolare të plazhit nga ylli televiziv Conan O’Brien. Sipas Us Weekly, prona ka 4 banja, një garazh me dy makina dhe madje edhe një ballkon të izoluar nga zëri. Dyshja mund të shijojë edhe pamjet e oqeanit, ndërsa janë vetëm disa minuta larg plazhit.
Vlen të theksojmë se Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kurrë nuk i kanë shmangur momentet e tyre intime edhe në publik. Por edhe këtë nuk e kishim parë ndonjëherë. Travis Barker ka hedhur një hap më tej, teksa tregoi të brendshmet me dantella shumë seksi të gruas së tij në një postim të fundit. 46-vjeçari postoi një foto të të brendshmeve të saj me dantella, të cilat kishin të mbishkruar emrin e tij.