Celebrities Health & Beauty

Kourtney Kardashian nxjerr në treg suplementin për humbje peshe! Mos vallë konkurrent me Ozempic?

Kourtney Kardashian ka hedhur në treg kapsulat e reja për humbjen e peshës, të quajtura Lemme GLP-1, duke ndjekur trendin e përdorimit të produkteve për menaxhimin e peshës. Ylli i “Kardashians” e ka promovuar suplementin në Instagramin zyrtar të kompanisë së saj, duke e përshkruar atë si një “inovacion të rëndësishëm në shëndetin metabolik.”

Sipas postimit, kapsulat Lemme GLP-1 Daily janë formuluar për të rritur natyrshëm prodhimin e GLP-1 në trup, për të reduktuar oreksin dhe për të promovuar humbjen e shëndetshme të peshës. Në një deklaratë për shtyp, Kourtney shpjegoi se shumë nga klientët e tyre kishin kërkuar një zgjidhje GLP-1 “pa efekte anësore”, e cila e frymëzoi atë për të krijuar këtë suplement me bazë bimore.

Ne kemi kaluar vite duke punuar me bordin tonë këshillues mjekësor për të formuluar Lemme GLP-1 Daily në suplementin GLP-1 më efektiv dhe më të hulumtuar në treg

– tha Kourtney. Ajo theksoi se suplementi përdor përbërës të studiuar klinikisht dhe të patentuar për të rritur nivelet e GLP-1 në trup në mënyrë natyrale.

Kapsulat Lemme GLP-1 Daily janë të dizajnuara për të ulur nivelet e glukozës në serum dhe për të menaxhuar metabolizmin. Megjithatë, ndryshe nga agonistët GLP-1 me recetë, si Ozempic – i cili është i njohur për përdorimin e tij në humbjen e peshës dhe për të cilin shumë të famshëm janë të interesuar – Lemme GLP-1 Daily nuk përmban hormonin sintetik GLP-1 dhe nuk është një ilaç agonist GLP-1.

Suplementi i ri i Kourtney përfshin tre ekstrakte bimore: ekstraktin e frutave të limonit Eriomin, ekstraktin e shafranit Supresa dhe ekstraktin e frutave të portokallit të kuq Morosil.