Celebrities Showbiz

Kourtney Kardashian i bën surprizën Travis Barker, zbulon se është shtatzënë gjatë koncertit të tij!

Kourtney Kardashian ka zbuluar se është në pritje të një fëmije tjetër, i pari i saj me bashkëshortin Travis Barker. Ylli i “The Kardashians” bëri të ditur lajmin emocionues gjatë koncertit të Barker me Blink-182 në Los Angeles të premten mbrëma.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Ndërsa bashkëshorti i saj performonte në skenë, Kourtney mbajti një tabelë ku shkruhej “Travis unë jam shtatzënë”, përpara se të përqafonte bateristin. Shtatzënia e yllit televiziv vjen një vit pasi dyshja u martuan në një dasmë luksoze në Itali në prani të miqve dhe familjes së tyre.

Kardashian, 44 vjeçe, dhe Barker, 47 vjeç, shprehën publikisht dëshirën e tyre për të pasur një fëmijë së bashku në shfaqjen e saj në Hulu, dhe dyshja kanë bërë përpjekje të mëdha, duke përfshirë fertilizimin in vitro dhe ilaçe të ndryshme bimore. Ky do të jetë fëmija i katërt për Kardashian, e cila ka tre fëmijë, Mason, Penelope dhe Reign, me ish-partnerin Scott Disick. Barker gjithashtu ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Shanna Moakler, djalin Landon, vajza Alabama dhe Atiana.