Kourtney Kardashian është kritikuar nga fansat pasi dyshohet se ka edituar postimet e saj në Instagram. Ylli i realitetit televiziv postoi një foto të saj në ndarjen e çmimeve Grammy për 169 milionë ndjekësit e saj.
Aty shfaqej mamaja e tre fëmijëve me një kostum të zi të prerë. Ajo kompletoi look-un e saj për këtë event me syze dielli të zeza, doreza të gjata transparente dhe një çantë metalike. 42-vjeçarja ka shkruar:
Ti e di që ajo është një shoqe e vërtetë kur nuk mund të gjesh një veshje për çmimet Grammy dhe ajo të jep hua nga të sajat, direkt nga pasarela, që as nuk e ka veshur @steph_shep #Styledby Steph.
Por fansat ishin të shpejtë për të komentuar dhe sugjeruan që disa editime ishin në foto. Një ndjekës ka shkruar:
Çfarë ka me fytyrën dhe buzët e çuditshme.
Një tjetër shtoi:
Çfarë nuk shkon me buzët e tua.
Në të njëjtën natë kur u realizuan fotot, Kourtney veshi kostumin për “dasmën” e saj në Las Vegas me të dashurin e saj, Travis Barker. Pasi ishin me njëri-tjetrin në tapetin e kuq, çifti u martua fshehurazi në një ceremoni të drejtuar nga një imitues i Elvis. Duke ndarë foto të natës së tyre të dasmës në Instagram, Kourtney shkroi:
Këto i gjeta në kamerën time. Një herë e një kohë në një vend shumë larg (Las Vegas) në orën 2 të mëngjesit, pas një nate epike dhe pak tekila, një mbretëreshë dhe mbreti i saj i pashëm dolën në kishën e vetme të hapur me një Elvis dhe u martuan (pa licencë ).