Kourtney Kardashian dhe motra e saj Khloe kanë nderuar stilistin e ndjerë të modës Thierry Mugler. Ylli francez, i njohur për siluetat e tij me bel, ndërroi jetë të dielën në moshën 73-vjeçare. Së bashku me një imazh të zi bosh, një mbishkrim që njoftonte vdekjen e stilistit në Instagram lexonte:
#RIP Jemi të shkatërruar të njoftojmë vdekjen e zotit Manfred Thierry Mugler të dielën më 23 janar 2022. U prehtë në paqe shpirti i tij.
Thierry ishte i njohur për veshjen e yjeve të Hollywood-it dhe motrat Kardashian-Jenner nuk ishin përjashtim. Kourtney ka postuar në Instagram një foto të motrave të saj Kim, Khloe, Kendall, Kylie dhe mamasë Kris Jenner, të gjitha me dizajnet e yllit. Familja duket mahnitëse e veshur me një përzierje të dizenjove bardh e zi të Thierry, të njohur për stilin e elegant, por teatral.
Khloe gjithashtu ripostoi foton e motrës së saj me figura të shumta me zemër të thyer. Ajo ndau gjithashtu një video të një tabakaje me qirinj të ndezur pas lajmit të hidhur. Thierry bëri emrin e tij në industrinë e modës gjatë viteve 1980 dhe fillimit të viteve 1990, me modelet e tij tërheqëse që ‘rrëmbyen’ vëmendjen e elitës së showbiz-it.
Pas një pushimi nga moda ai doli nga pensioni për të rikrijuar pamjen e Met Gala të Kim Kardashian në vitin 2019. Gjatë gjithë karrierës së tij të sukesesshme, Thierry veshi një gamë të gjerë yjesh duke përfshirë Lady Gaga, George Michael, David Bowie, Beyonce, Katy Perry, Rihanna dhe shumë të tjerë.