Shikimi, zëri, duart apo sytë… Cila karakteristikë e partnerit tonë është ajo që nuk mund ta harrojmë, edhe nëse e kemi hedhur plotësisht pas krahëve lidhjen me të?
Sipas hulumtive, aroma është e vetmja gjë për një person që askush tjetër nuk mund ta imitojë, edhe nëse ata vendosin të njëjtin parfum ose lajnë rrobat e tyre me të njëjtin zbutës rrobash si ata. Dashuria është kimi dhe instinkt që të nxjerr nga trupi dhe të gjallëron shqisat. Për këtë arsye na tërheq të nuhasim partnerin kur jemi mirë apo edhe kur nuk jemi në gjendjen tonë më të mirë.
Për fat të keq ose për fat të mirë, shkenca ende nuk ka shpjeguar përse edhe vite pas ndarjes, edhe kur ka përfunduar çdo kujtim tjetër i ish-partnerit tonë, aroma e tij nuk zbehet kurrë. Mendoni kështu, sikur ish i dashuri juaj mund të kalojë pas jush, në një vend plot me njerëz, por megjithatë nuk ka se si të mos e kuptoni se kush është dhe se është afër jush. Nuk e dimë nëse aroma e tjetrit na bën të dashurohemi vërtet pas tij, por e dimë që ky element është e vetmja gjë që me kalimin e kohës do ta mbani mend në çdo detaj kur ta kujtoni.
Kur është fjala për ndërprerjen e një lidhjeje dashurie, qarja e vazhdueshme dhe dëgjimi i këngëve romantike prej një kohe të gjatë janë shndërruar në demode. Ankesat e vazhdueshme dhe bisedat për ish-të dashurin nuk janë e vetmja mënyrë për ta harruar atë. Ja disa mënyra të cilat do t’u ndihmojnë ta harroni ish-të dashurin tuaj.
Kur një lidhje përfundon, mund ta keni vështirë ta përballoni atë dhimbje. Gjërat e zakonshme, objektet dhe vendet papritmas ju mbushin vetëm me pikëllim e dëshpërim, ndërsa gjërat më të thjeshta siç është kryerja e punëve tëndryshme, mund të duken të pamundura për t’i bërë. Por, ekspertët kanë treguar se cilat janë mënyrat më të mira dhe më të mençura për t’u kujdesur për shëndetin mendor pas ndarjes. Zbulojini në këtë link…