Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Kostumografia, grimi dhe dizajni/“Poor Things” rrëmben tri çmime radhazi!

Çmimi për grimin dhe stilimin e flokëve në “Oscars 2024” iu dha filmit “Poor Things”. Tre fituesit, Nadia Stacey, Josh Weston dhe Mark Coulier falënderuan kastin, regjisorin dhe familjen.

“Poor Things fitoi çmimin edhe për dizajnin e prodhimit si dhe kostumografinë, ndërkohë që ceremonia vazhdon dhe ky filim është i nominuar edhe për 6 kategori të tjera.

 

Filmi i Yorgos Lanthimos, që ka 11 nominime për Oscars, tregon përrallën e Bella Baxter, të luajtur nga Emma Stone.

Ajo merr jetën e saj dhe ringjallet nga një kirurg viktorian, i cili zëvendëson trurin e saj me atë të fëmijës së palindur. Historia ndjek rrugëtimin e Bellas, teksa përjeton përsëri botën dhe shijon një zgjim seksual dhe intelektual.