Tesla dëshiron që t’i shesë në SHBA makinat elektrike të prodhuara në Kinë. Ofrimi i makinave elektrike të prodhuara në fabrikën Gigafactory Shangai në SHBA do të ishte një lëvizje e re, por avantazhi i kostos thuhet se është mjaft i madh për të garantuar një plan të tillë. Jo vetëm kaq, por fitimi u bë më i madh me kalimin e kohës, kjo për shkak se 1 yuan kinez është më i lirë kundrejt dollarit amerikan, gjithashtu edhe për shkak të çmimeve më të ulëta të lëndëve të para në Kinë dhe rritjes së çmimeve të makinave të reja në SHBA.
Modeli Y, për shembull, fillon me ekuivalentin e 47,324 eurove (49,344 dollarëve) në Kinë dhe 63,289 eurove (65,990 dollarëve) në SHBA. Gjithashtu ka një kërkesë më të ngadaltë nga konsumatorët kinezë për makinat elektrike të kompanisë, gjë që çliron kapacitetin e prodhimit që mund të përdoret për ndërtimin e makinave për tregun amerikan. Gigafactory Shanghai ka kapacitetin për të prodhuar 1.1 milionë makina në vit, më së shumti nga të gjitha fabrikat e Tesla-s.
Ajo prodhon makina që shiten në Kinë, si dhe në Evropë, Australi dhe Azinë Juglindore. E megjithatë, inventari i tij u rrit në tetor në nivelin më të lartë që ka qenë ndonjëherë. Tesla ka studiuar nëse pjesët e prodhuara nga furnitorët e saj me bazë në Kinë përputhen me rregulloret në Amerikën e Veriut dhe nëse e bëjnë këtë, ne mund të shohim makina Model 3 dhe Model Y të prodhuara në Kinë në shitje në SHBA që nga viti i ardhshëm.
Ato gjithashtu mund të eksportohen në Kanada. Çuditërisht, Tesla nuk iu përgjigj një kërkese për koment, por ajo që ia vlen të përmendet është se Elon Musk e konsideroi historinë “të rreme” në Twitter, duke mos komentuar më tej. Ndoshta nuk e kishit menduar ndonjëherë që Tesla dhe Zoom do të arrinin që të bëheshin bashkë për faktin se i përkasin fushave të ndryshme, por së fundmi të dyja ato kanë njoftuar se zyrtarisht po bashkohen për të sjellë video-konferenca brenda automjeteve të Tesla-s.